Pas publikimit të lajmit të arrestimit të kreut të PD në Gramsh, Elmas Haruni ka ardhur edhe reagimi i deputetit Luçiano Boçi, i cili ka deklaruar se arrestimi i z.Haruni ka prapavijë të pastër politike.

“Me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit”,-është shprehur z.Boçi.

Ai ka hedhur akuza edhe mbi Policinë e Shtetit duke deklaruar se  ajo është dorëzuar para krimit dhe është trimëruar pa arsye para qytetarit.

Deklarata e plotë e z.Boçi

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.
Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit.
Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb