Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili pohoi se SPAK ka probleme me ‘shikimin’.

REAGIMI I VASILIT
SPAK ka probleme me “shikimin”!
SPAK ka sy shume “te mprehte” dhe shikon deri larg, deri ne Lushnjen e Tushes se Bashkise, por Edi Ramen dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shume afer.
SPAK eshte “semure”, SPAK nuk shikon nga afer, por vetem larg.
SPAK duhet çuar tek okulisti, qe te rregulloje shikimin dhe te ndërrojë gjyslyket per te pare edhe nga afer, megjithse Teatrin e shohin edhe te verberit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb