Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe disa të arrestuar të tjerë në kuadër të operacionit të urdhër mëngjesin e sotëm nga SPAK janë transferuar dhe shoqëruar për në drejtim të ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se zoti Tushe akuzohet sipas SPAK për shpërdorim detyre në bashkëpunim, ndërkohë që vartësit e tij, drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjës Flamur Peqini si dhe disa anëtarë dhe disa zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje, përfshirë dhe dy biznesmenë akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

“Shtatë prej të arrestuarve ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që katër të tjerë të dyshuar janë nën masën e arrestit shtëpiak.
Neës24 ka mësuar se hetimi ka nisur në korrik të vitit 2020 mbi bazën e një referimi të ardhur nga policia gjyqësore atje dhe ka rezultuar se në muajin gusht, më 31 gusht 2020 është hapur dhe fondi për rehabilitimin e kanalit ujitës me fond limit 23 251340 lekë pa tvsh. Në garë kanë qenë disa kompani, por sipas SPAK ka rezultuar se në shpërdorim të hapur të detyrës kryebashkiaku Tushe dhe vartësit e tij ia kanë dhënë këtë tender duke shkelur barazinë për operatorët e tjerë kompanisë “Euroalb” shpk, ndonëse ka pasur ofertën më të lartë.

Janë operatorët e tjerë të skualifikuar nga ky tender, të cilët kanë bërë ankesë dhe më pas ka rezultuar se është shpërdoruar detyra. SPAK njoftoi zyrtarisht se është duke kryer hetime dhe për veprën penale të korrupsionit, por deri tani vendimet për masat e arrestit janë firmosur për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh”, raportoi Lala.

Në datën 24 korrik 2020 është publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i kanalit ujitës U3-27, V-1/1, në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, NJA Kolonjë”, me fond limit 23 251340 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 31.08.2020 nga autoriteti kontraktor, Ndërmarrja e Pasurisë Publike Lushnjë.
Në datën 16.09.2020 operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurorimit janë njoftuar elektronikisht për klasifikimin përfundimtar të ofertave dhe ofertuesit e skualifikuar. Nga vlerësimi i bërë nga KVO-ja rezulton si më poshtë:
1. “Avduli” sh.p.k & “Bahas” sh.p.k 16.001.710 lekë, skualifikuar
2. “Hastoçi” sh.p.k 21.379.380 lekë, skualifikuar
3. “Euro-Alb” sh.p.k 22.645.350 lekë, kualifikuar

BOE “Avduli” sh.p.k & “Bahas” sh.p.k është njoftuar nga KVO për arsyet e skualifikimit të tij si më poshtë:
Në pikën 2, dëshmi për mjetet e pajisjet teknike, të DST-së, si dhe në bazë të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Rep. Shqipërisë, bazuar në nenin 82-90 janë konstatuar këto mangësi:
-Për mjetin tip kamion me targa AA376 DV, marka Benz është lidhur një kontratë qiraje, më datë 15.06.2017, me nr.Rep 1422 ndërmjet N.Leskaj dhe shoqërisë “Avdyli” shpk, me objekt marrje me qira mjeti, por nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se ky mjet është për përdorim vetjak dhe si i tillë nuk mund t’i jpet një pale të tretë, përpos ligjit kjo është e dokumentuar edhe në certifikatë.

-Për mjetin tip kamion me targa VL 1026 C, marka Benz është lidhur një kontratë qiraje, më datë 24.08.2018, me nr. Rep. 1156 të lidhur ndërmjet G.Taraj dhe Shoq. “Avdyli” shpk me objekt marrje me qira mjeti, por nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se ky mjet është për përdorim vetjak dhe si i tillë nuk mund t’i jepet një pale të tretë, përpos ligjit kjo është e dokumentuar edhe në certifikatën nr.78, datë 05.06.2020.

-Për mjetin tip kamion me targa AA 258 EV, marka “Volvo” është lidhur një kontratë qiraje, më datë 04.04.2018, me nr. Rep. 923 të lidhur ndërmjet J. Gjondedaj dhe Shoq. Avdyl shpk me objekt marrje me qira mjeti, por nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se ky mjet është për përodrim vetjak dhe si i tillë nuk mund t’i jepet një pale të tretë, përpos ligjit kjo është e dokumentuar edhe në certifikatën nr.76, datë 03.06.2020

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb