Nënkryetari i Partisë Lëvizje Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një intervistë për rubrikën “Opinion”“News 24”, foli mbi arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Sipas Vasilit, para Tushes, SPAK ka hetime të tjera që duhet të dalin në dritë. Ai më pas foli dhe për shtatorin, që përkon dhe me fillimin e parlamentit të ri.

Vasili konfirmoi se LSI do të jetë pjesë e Kuvendit, për të vijuar aty betejën politike.

Numri 2 i LSI deklaroi se do të bashkëpunojnë me PD për kauzat e përbashkëta, e të rikthejnë demokracinë për shqiptarët.

Mendoni se drejtësia vepron me regji?

Petrit Vasili: Pa dashje në pyetjen tuaj vutë në dukje disa elemente që vendosin në pah këtë gjë. Ne kishim një çështje të madhe në tavolinë, arrestime të shumta të animafias italiane. Kishim dhe dy deklarata që flisnin për pabesi të institucioneve. Inkriminim i thellë, i rëndë institucione tw kapura nga krimi dhe çështje madhore. Pa u bërë 24 orë, ishte parafabrikati i radhës, njw kryetar bashkie, dukshwm i diskretituar. Është karakteristikë që në çdo moment në një çështje të madhe kemi ndonjë personazh të lodhur, që hidhet për të mbushur rërë në tregun e radhës. Të gjithë do të prisnim që SPAK-u të kthente përgjigje për veprat e rënda kriminale që ndodhën para zgjedhjeve, siç janë Kavaja dhe Elbasani. Aty ka denoncime për krimin zgjedhor, por edhe tendera të tjera. Në vend që të bëhet kjo punë, ndodhin arrestime të tilla

Ju thoni se përzgjidhen dosjet?

Petrit Vasili: Jo në fakt në vend që të bëhet kjo punë, bëhen arrestime të tjera. Ka dhe mjaft padi të tjera. Janë vërtetuar tendera në kohën e pandemisë që nuk lëviz asgjë. Çështjet janë në tavolinë. Ka heshtje për çështje të mëdha, mbylle të çështje të mëdha, ka kallëzime ndaj kryeministrit që shatazhonte policët. Emiljano Nuhu ndodhet në azil. Ata që denoncuan e kanë jetën të pamundur në Shqipëri. Kjo është drejtësi me regji, sepse i ikën çështjeve të mëdha. Tenderat i bëjnë ministrat. Askush nga qeveria nuk preket, e zgjidhin problemin me ish-kryebashkiakut të Lushnjes.
SHBA-të na janë krah në luftën ndaj korruspionit

Petrit Vasili: Raporti i DASH thotë qartë: Një shtet që nuk funksionon, ata që favorizojnë pastrimin e parasë, këto s’janë të një dite, të dy vite më parë. Urdhri i Biden është aktual, por se ka gjenezën sot.

SHBA-të a janë pranë nesh tani?

Petrit Vasili: Ata gjithmonë kanë qenë pranë nesh. Por kam parë larg problemit qeverinë. Më thoni një herë të vetme që qeveria ka luftuar korrupsionin. Ju dini një skandal të jashtëzakonshëm siç është ajo e Astirit. A më thoni lëvizje të vetme? Në tërë këtë gjë, qoftë edhe në tendera. Kam denoncuar një sërë tenderash, këto janë publike, SPAK duhet të reagonte. Mua më duhet veprimi i SPAK, i Byrosë së Hetimit.

Zoti Ruçi dje e cilësoi Kuvendin si kantierin më të madh të ligjvënies. Ju do të jeni në parlament?

Petrit Vasili: Këtë pyetje e ka ezauruar KQZ, sigurisht që do të jem. Sa i takon fjalës kantier, ne kemi qenë gjysmën e legjislaturës në parlament. Ajo e Ruçit ishte mbyllja më e turpshme, me atë parlament. Ka qenë një kantier, i cili ka prodhuar miliarda euro dëm shtetit, koncensionet më të rënda korruptive. Kantieri i turpit ishte mundësi për t’i treguar shqiptarëve se çfarë do të ndodhte. Megjithëse ndërkombëtarët e bënë për shpirtin e tyre një fjalë, kapja vazhdoi. Kemi koncensione që po e shkatërrojnë ekonominë e vendit.

Ju do të jeni pjesë e parlamentit, PD thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, a do të jeni në parlament, sepse kur s’e njeh nuk shkon të jesh?

Petrit Vasili: Do të qëndroj larg provokimit tuaj gazetaresk. Parlamenti është një fushë beteje tjetër, që duhet rimodeluar dhe toleranca të jetë zero. Fjala ka shumë rëndësi, denoncimi po ashtu. E vërteta nuk është çështje numrash. Në rrjete sociale reflektohet një neveri, pranuan të shpërbënin punën e tyre të 5 qershorit. Kam qenë aktiv dhe për fajin tim i besova ndërkombëtarëve. Jam i penduar, sepse shoh një marrëveshje të bërë copa copa. Kushtetuta e vendit u ndryshua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Nuk flisnim për teatrin, për koncensione korruptive. Ne kemi konstatuar fort ligjin për përgjimet. Kauzat që ne ngritëm, e na tregonin kërpudhën e Edi Ramës që u prish nga një manifestim madhor.

Ju hyni në parlament jo me pritshmëritë që kishit, sepse nuk morët aq mandate sa dëshironit. Cili është bilanci që bëni sot?

Petrit Vasili: Bilancin kërkojani Prokurorisë dhe drejtësisë që të zbardhë atë që ka ndodhur më 25 prill. Ne kemi depozituar në SPAK lista të tëra dhe dokumente, se si ndaheshin paratë me listë. Janë shpërndarë 45 mln euro nga shteti. Votohej një njeri 40 herë. Bilanc me vjedhjen, ne s’bëjmë dot. Kam një koncept të qartë, nëse zgjedhjet prishen që pa filluar. Ju patë një KAS që refuzonte të merrte informacion, refuzonte! Kur zgjedhjet janë korrekte, sigurisht po, marr lapsin në dorë, shikoj dhe ngarkoj me përgjegjësi individë.

E njihni rezultatin e zgjedhjeve?

Petrit Vasili: Zgjedhjet janë të pa pranueshme, por nuk e përjashton që ne këtë ta themi në sallën e Parlamentit.
PD ka thënë që do të luftojë në të gjitha frontet, do të bëheni bashkë?

Petrit Vasili: S’kemi pasur asnjë ndare me PD dhe në procesin ankimor kemi mbështetur njëra-tjetrën, patjetër, s’ka asnjë ndarje nga PD. Këtë e kemi detyrim sepse është shqetësim i të gjithëve.

A keni sot një pakënaqësi ndaj PD?

Petrit Vasili: Pakënaqësia që kam unë është që Shqipëria bëri zgjedhje të turpshme, negociatat nuk u hapën. Ne e kishim paralajmëruar këtë. Ne kemi përpara krizë ekonomike të tmerrshme. I izoluari jeton si Kim Jong-un në Kore. Zgjedhjet na rikthyen në kohë polemikash. Ne sot flasim për zgjedhje të papranueshme, janë ndërruar pushte në 2005, por nuk u diskutuan. Por sa herë që është Edi Rama, do të ketë shkatërrim zgjedhjesh. Përgjimet e trafikanteve del implikimi i tyre në procesin zgjedhor.

Do të ketë rikthim të protestave?

Petrit Vasili: Në një luftë politike s’ka instrument të gjymtuar. Denoncimi deri në fund, aksioni politik, të gjera. Ka vetëm një dallim, ky do të jetë opozitarizëm të ashpër, sepse kemi një demokraci të rrënuar. Rama i kërkon Policisë të pastrohen nga të inkriminuarit brenda 100 ditësh, ku i inkriminuari është vetë. Ne kemi denoncuar fikjen e radarëve, dolën tre ministra me radhë, thanë si ka mundësi të mbyllet. Në fund doli që shteti vetë krijonte autostrada detare për krimin. Ato të cilat DASH në 5 vite radhazi i ka nxjerrë sheshit, duke treguar se paratë pastrohen në mes të Tiranës, këtë autostradë e ka hapur qeverisja e Edi Ramës. Praktikisht jemi në situatë kritike që kërkon reagim të ashpër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb