Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë” Qamil Xhani gjatë protestës së djeshme.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vokshi thekson se Rama në këtë situatë nxori fytyrën e diktatorit. Sipas demokrates, ai arreston protestuesit për të mbajtur pushtetin me dhunë, ndërsa shton se arreston gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijët.

REAGIMI I VOKSHIT
Edi #Rama hoqi maskën dhe nxori fytyrën e #diktatorit duke nxitur policinë të dhunojë egërsisht protestuesit dhe gazetarët. Arreston protestuesit që të mbajë pushtetin me dhunë, #arreston #gazetarët për të fshehur dhunën barbare të policisë mbi fëmijë e të rinj.
Sonte një tjetër gazetar u mor me forcë nga policia. Kryeredaktori i gazetës “ Koha Jonë”, #Qamil #Xhani, një gazetar i talentuar dhe shumë qytetar, u arrestua brutalisht nga policia poshtë redaksisë. Gazetari po filmonte dhunën barbare që Kryeministri kishte urdhëruar të ushtrohej mbi fëmijët dhe të rinjtë protestues.
Edi Rama sot e hoqi maksën e tregoi se ishte ai që nga Neë Yorku dirigjonte dhunën policore mbi protestuesit, dje dhe sot nga zyra e tij në Tiranë, ku shkon me eskortë nga frika se i ka ditët e numëruara.
Në 7 vjet, Edi Rama ndërtoi shtetin policor kundër qytetarëve dhe tani që i ka ardhur fundi, po arreston të rinj, gazetarë, opozitarë.
Boll më! #Lironi Kryeredaktorin e #Koha #Jonë Qamil Xhani! Lirinë nuk ia falim Edi Ramës!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb