TIRANE- Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha vijoi me akuzat e tij kundër qeverisë për lidhjet e qeverisë me drogën dhe krimin.

Ai kërkoi të vihen para drejtësisë të gjithë të inkriminuarit, sepse përndryshe do vihet në rrezik vendi.

“Ne duam të dimë, kur do të dalë Sajmir Tahiri para drejtësisë, i akuzuar dhe i interceptuar nga antimafia italiane, si njeriu kyç i drogës dhe i trafikut të drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edi Ramës. Ne duam të dimë, kur do të kapen dhe do të vihen përpara drejtësië kokat e policisë, drejtorët në arrati të kupolës së Policisë së Shtetit. Po kështu të akuzuar si pjesmarrës të drejtpërdrejtë të trafikut të drogës dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale.

Duam të dimë se kur do dalë para drejtësisë Vangjush Dako, duam të dimë se kur do dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit. Se kur do kapen Habilajt, se kur do kapet Klement Balili. Këto çështje s’mund të harrohen. Një gjë të jetë e qartë. Po nuk u vunë përpara drejtësisë këto njerëz, ka vetëm farsë dhe përbën rrezik të madh për të gjithë vendin. Kjo do të thotë që narko-shteti i ka shtrirë kudo tentakulat.

S’marr unë përsipër të vlerësoj gjyqësorin, por drejtësi është ajo që jep gjykime të barabarta për të gjithë. Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi. Veliaj po tjetërson pronë publike në qendër të Tiranës, tek Teatri Kombëtar bashkë me Ramën,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: