Është zhvilluar me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Ka qenë deputetja Albana Vokshi e cila ka reaguar me akuza ndaj mazhorancës, pasi është shprehur çështja për dhunën në familje duhet të kishte marrë vëmendjen kryesore në Kuvend, kjo edhe për shkak të arrestimit të nënës lehonë në Shkodër.

Vokshi ka thënë se ligji që iu është paraqitur deputetëve nuk flet për asnjë masë, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit, të dhunshëm.

“U kërkua të merret informacion për çështjen. Nikolla ka sjellë një amendim ligji për dhunën në familje dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar sot. Ligji që na ka sjellë nuk merr asnjë masë. Përse ndodh dhuna në familje, ne kemi një kryeministër të dhunshëm”, ka thënë Vokshi.

Felaj: Në bazë të informacionit do të vendoset. Nuk mund të abuzohet me fjalën. Është e qartë që nuk ka probleme të rendit të ditës, as me procesverbalin dhe as me çështjen që u diskutua. Këtu qartësisht po abuzohet. Patjetër që e hodha në votim gjithçka është filmuar.

Spaho: Habitem dhe kërkoni që të mblidhen të dhëna, ky ministri që zgërdhihet sot këtu, nuk duhet të rrinë po të shkojnë t’a lirojnë, se nuk ke ç’a diskuton. Ministri i Brendshëm që e ka arrestuar dhe ministri i Drejtësisë, duhet të shkojnë ta lirojnë me urgjencë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: