TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit në një reagim të saj drejtuar mediave ka dënuar rëndë aktin e ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, në Kryekuq të Lushnjes, ku një mësues u arrestua nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me nxënësen e tij të mitur.

MAS ka deklaruar se pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, ndërsa theksoi se ky ministria nuk ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Sportit pohoi se ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes.

“Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle.

Toleranca jonë do të jetë zero, në mënyrë që të shkulim me rrënjë fenomene të tilla kriminale, duke shpërbërë edhe stafin pedagogjik që ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ngjarje të tilla. Ministria e Arsimit dhe Sportit, kërkon nga gjithë opinioni publik denoncimin e çdo akti të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.”, citohet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Ngjarja shokuese ndodhi në fshatin Kryekuq të Divjakës ku një nxënëse vetëm 12-vjeçe dyshohet se është përdhunuar sistematikisht nga mësuesi i saj, 62-vjeccari Demir Hoxha brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja është zbuluar vetëm pasi e mitura ka vendosur ti tregojë me lot në sy nënës abuzimet që sipas saj kishin ndodhur disa herë. Pas denoncimit të familjes së minorenes, është vënë në pranga mësuesi Hoxha, lindur në Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec Divjakë, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: