Analisti Ben Andoni, përmes një komunikimi në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit rreth opozitës, duke u ndalur te situata në Partinë e Lirisë.

Sipas tij pas arrestimit të Ilir Metës, entuziazmi në Partinë e Lirisë ka arritur nivele jashtëzakonisht të ulëta.

Ai shtoi se mendon që Berisha do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar Partinë e Lirisë në vijimësi, pasi kryedemokratit i “duhet të rrisë spektrin e tij opozitar”.

“Problemi nuk është pjesëmarrja apo jo e PD, por mënyra si njerëzit e PL po përballen me këtë situatë. Pas arrestimit të zotit Meta, entuziazmi te PL është në nivele jashtëzakonisht të ulëta.

Besoj se Berisha do gjejë një mënyrë për të ndihmuar PL-në. Atij i duhet të rrisë spektrin e tij opozitar dhe sa më shumë alternativa. Është gjë e mirë që u realizua një protestë nga PL sot, pavarësisht se ajo nuk prodhoi gjë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb