TIRANE- Pas arrestimit të 9 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehu theksoi se bluzat e bardha u arrestuan si kriminelë, ndërsa shtoi se bandat kriminale qarkullojnë të lira.

Shehu tha se personeli mjekësor po vazhdon të damkoset me “vulën” e krimit dhe të stimulojë një urrejtje patologjike ndaj tyre.

9 pjestarë të Spitalit Rajonal të Shkodrës mes tyre edhe drejtues akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me tenderat e ilaçeve.

REAGIMI I SHEHUT
Ne Shkoder arrestohet si “kriminele” personeli mjekesor i hemodinamikes…,ndersa bandat kriminale qarkullojne aty te lira, te armatosura!
Lajmin e arrestimit te nje stafi mjekesor, duke kerkuar edhe heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit, pa u marre perpara ne pyetje, pa nje raport te kontrollit te shtetit, pa nje analize profesionale te akuzes, pa nje ndjekje ne gjendje te lire e me tej te nje vendimi te formes se prere te gjykates, e ndoqa me shqetesim.
Ne momentin e pare mendova per krime a gabime te renda, me pasoja vdekjen e disa pacienteve, “konspiracione”, a te tjera akte ekstreme, qe mund te rendonin mbi ate personel shendetesor.
Me tej u habita, kur po lexoj e degjoj se ata akuzohen per “programim te gabuar” te aktivitetit te klinikes, pra dhe te porosive te materialeve te konsumit, gje qe kerkon se pari nje diskutim profesional klinik.
Dhe per nje akuze te tille arrestohen pa asnje thirje paraprake, pa asnje gjykim ne themel, duke lene edhe pacientet pa sherbim invaziv urgjence, sikur te paraqisnin rrezikeshmeri te larte, apo te ishin kapur ne flagrance, duke kryer nje veper te rende kriminale, ne te vertete sikur te ishin kriminele me damke.
Eeeee…po te ishin te tille apo trafikante droge, gjobvenes, terrorizues te Shkodres a dicka tjeter e ngjashme…nuk do ishin ne qeli.
Ndersa vazhdon te damkosen mjeket e personeli shendetesor me “vulen” e krimit, te stimulohet nje urrejtje patologjike ndaj tyre, sikur ata te ishin pergjegjesit e gjendjes katastrofale te sistemit tone shendetesor dhe te vendit.
Apo kerkohet qe me nje gur te “vriten disa zogj”, te krijohet edhe imazhi se policia, prokuroria, drejtesia po punojne, asgjesuan nje “komplot” shkaterrues ne shendetesi e me deme kolosale ndaj “ekonomise socialiste”; ne nje kohe qe keqberesit e vertete kontrollojne institucionet e terrorizojne qytetaret?!
Pa asnje dyshim cdo veprim i pa ligjshem duhet denuar, por ka disa shkallezime, procedura, etapa, klasifikime per te arritur ne ate konkluzion, duke filluar qe nga analizat profesionale, vendimet administrative, ndjekjet ne gjendje te lire etj etj, deri te vendimet e formes se prere, perpara te tilla arrestimeve “spektakolare” per te tilla akuza, sic po lexoj ne media, per ate personel!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb