SHKODËR- Pas arrestimit të 9 mjekëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës gjatë mbrëmjes së djeshme, sot kanë reaguar edhe mjekët.

Në reagimin e tyre thuhet se një veprim i tillë nuk ka ngjarë asnjëherë në historinë e këtij institucioni. Gjithashtu, ata  japin alarmin se shumë pacientë  nga i gjithë veriu i vendit presin shërbimet mjekësore, situatë kjo, e cila mund të eskalojë  me pasoja të tjera.

Ata i bëjnë  thirrje Prokurorisë së Shkodrës, që të rishikojë vendimin e marrë, pasi sipas tyre, mjekët e arrestuar përfaqësojnë vlerat e qytetit dhe mjekësisë në kryeqendrën e veriut.

“Ne mjeket e Spitalit Rajonal te Shkodres, kontestojme masen ekstreme te arrestimit, te personelit te ketij spitalit, si nje akt i paprecedente ne te gjithe historine e ketij institucioni. I kerkojme Prokurorise se Shkodres te rishikoje masat e marra, per faktin se bluzat e bardha te ndaluara perfaqesojne figura te rendesishme ne sistemin shendetesore te Shkodres. Sot pacientet e qytetit te Shkodres dhe te gjithe rajonit te veriut te Shqiperise jane te pambuluar me sherbimin e hemodinamikes dhe kardiologjise. Ne kushtet e mungese se shume mjekeve specialiste, mungesa e specialisteve te ndaluar eshte e pazevendesueshme”, thuhet në reagim.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb