GREQI

Një baron shqiptar fshihet mbrapa arrestimit të modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë.

I njohur me nofkën “Billy the Kid”, shqiptari është drejtuesi i një rrjeti të fuqishëm droge që ka lidhje me Amerikën Latine, importon drogën në Shqipëri e Mal të Zi e më pas e ekspordon në tregun europian.

Nga hetimet rezulton se modelja 29-vjeçare dhe parnteri i saj punonin po për këtë rrjet criminal shqiptar.

Tashmë është zbuluar se “Billy the Kid” ka ‘selinë’ në Belgjikë, dhe janë njoftuar nga Greqia autoritet ndërkombëtare për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb