MOSKË

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny nga paraburgimi rus.

Navalny, 44 vjeç, u arrestua nga policia menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, teksa ‘zbarkoi’ në Moskë të dielën. Aktivisti po kthehej në vend pesë muaj pasi ai pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse, shkruajnë mediat botërore.

Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues. Duke reaguar ndaj arrestimit të tij, SH.B.A. dhe BE bënë thirrje që Navalny , një kritik i presidentit Putin – të lirohet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre. Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt. “Liderët politikë të sigurt nuk kanë frikë nga zërat konkurrues, as nuk kryejnë dhunë ndaj ose ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,” tha Pompeo.

Këshilltari i ardhshëm i sigurimit kombëtar të Presidentit të zgjedhur Joe Biden shkroi me një ton të ngjashëm. “Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre,” tha Jake Sullivan.

Përgjigja nga Bashkimi Evropian ishte jo më pak e ashpër, me Francën, Italinë dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që lëshuan kërkesa për lirimin e Navalny.

Në deklaratën e saj, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i Navalnyt, duke shtuar: “Në vend që të përndjekin viktimën e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb