Arrestimi i djalit të bosit të narkotikëve “El Chapo”, Ovidio Guzmán ka krijuar frikë në Meksikë.

Një gjykatës federal i Meksikos ndaloi ekstradimin Guzmán-it, i cili dyshohet se është lideri i kartelës së drogës në Sinaloa, pas vdekjeve të 29 personave gjatë arrestimit.

SHBA është duke kërkuar ekstradimin e Guzmanit për trafik droge dhe kanë ofruar 5 milionë dollarë për informacionin që mundësoi informata për kapjen e djalit të El Chapo.

Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard ka deklaruar se ekstradimi i mundshme i Guzmanit nuk do të jetë i menjëhershëm për shkak të formaliteteve, teksa është shprehur se i arrestuari ka procedura ligjore në vazhdim.
Guzman-it i është rikthyer e drejta për të komunikuar me të afërmit dhe ekipin e tij ligjor.

Sipas rezolutës ligjore, ekipi ligjor i Guzman ka tre ditë për të vendosur nëse do të ratifikojë masat që ata kanë paraqitur në favor të klientit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb