PRISHTINE – Arrestimi i policit kosovar Nehat Thaçi në Serbi ka detyruar delegacionin nga Kosova që të anulojë pjesëmarrjen në forumin e Serbisë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, më 13 tetor.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Prishtinë, sipas të cilave, vendimi i marrë nga Gjykata e Nishit për zyrtarin policor Nehat Thaqi, që të mbahet në paraburgim, ka shtyrë delegacionin nga Kosova, i përbërë nga Blera Deliu, Ilir Dedaj, Ramadan Ilazi dhe Bajram Gecaj, që ta anulojë vizitën në Beograd si pjesë e Forumit të Sigurisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: