SARANDË

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

“BalkanWeb” mëson se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe oficerët e SPAK ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Sarandës, ku po bëjnë kontrolle pas arrestimit të prokurorit.

Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb