TIRANE- Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfshirje në një grup kriminal, Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij kanë thyer sërish heshtjen, ndërsa japin detaje mbi ngjarjen.

Të ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ babai dhe nëna e këngëtarit të njohur me emrin e artit Stresi, treguan se si e kishim marrë vesh arrestimin. Sali Lushaj tha se arrestimi është bërë për hakmarrje, pasi ai bëri një denoncim ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.

Si e mësuat arrestimin?
Babai: E mësuam përmes avokatit. Ishim në shtëpi, ai na bëri një telefonatë. Më tha; “Keni parë ndonjë kronikë, ndonjë lajm”. Më tha se “tek drejtoria pash Stresin. Pash një arrestim të tmerrshëm. Me kapuç, të blinduar”. Dhe kaq’. Kemi shkuar tek Drejtoria e Policisë dhe na thanë se ishte ndaluar, por nuk na dhanë shpjegim.

Nëna: E morëm vesh në të njejten mënyrë. Ishte një telefonatë nga avokati. Ai e mësoi rastësisht aty. Sheh një person me arrestim të bujshëm, me antiplumb, ku dallon stresin. Stresi tha që të njoftonte familjen.

Kur folët me të?
Babai:Folëm që në mëngjes
Nëna: Ai kishte 4 koncerte. Atë natë ishte në një dalje me shoqërinë. Tha se do rrinte deri vonë. Më mëngjes telefonoi dhe tha; “mami nuk do vijë, do pushojë në hotel”.

Komunikon djali me ju për çdo gjë? Ai dhe precedent të mëparshëm?
Babai: Stresi është njeri i hapur, i çiltër. E sheh që kur bëhet padrejtësi, nuk e duron dot. Ndërhyn. Më ka ngjarë mua. Ai s’ka lidhje me banda kriminale. Jam i bindur.

Ju thoni se është hakmarrje politike për ju?
Babai: Nuk kanë shans me mua, ai është pika ime e dobët. Unë eci para por shoh shumë mbrapa. Hedh çdo hap të sigurt.

Ka pasur shumë komente për pamjet e arrestimit. Shumë u komentuat. Aty qëndron se është një vajzë…
Babai: Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se ça është futur atje. Se dimë. Ku është goca? I organizuar aty se di nga është. Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky.

Nëna: Desha të sqaroj pak këtë pjesën në versionin tim. Siç e shoh unë ngjarjen. Stresi ka porositur në atë hotel dhomën nr.3. Ata i kishin thënë ‘po’. Në moment kur arrin tek sporteli, ata i thonë se ‘është e zënë’. Momentet e arrestimit kanë qenë të çuditshme. Dhoma është hapur me çelësa, ai ka qenë në gjumë. Se di pse u bënë ato pamje. Nuk kishte ndodhur asnjë krim. Njeriut i jepet kohë sa të vishet. Pse atë natë? Prokuroria kishte 3 muaj hetime, pra përgjime. Aty s’janë prova për tu ndaluar. Por ato e kishin marrë vendimin brenda ditës. Pse mos të pritej që të arrestohej jashtë, apo në shtëpi? Pse ata e dinin se do të gjenin diçka? Është hakmarrje e pastër.

Vetëm pak kohë më parë njoftoi fejesën me Kejsi? I ka prishur arrestimi marrëdhëniet?
Babai:
Vazhdojnë. I ka prish qetësinë, por vajza po mirëkuptom. Është mërzitur shumë, si çdo vajzë shqiptare. Unë kam folur para se të vija këtu. Kjo është për mua, ishte një hakmarrje.

Vet Stresi ka një mesazh?
Babai:
Ne nuk kemi folur.
Nëna: Dje mori masën ‘arrest me burg’. Ai ndodhet në Fushë-Krujë. Do ta vizitojmë në ditët në vijim. Kam një padi civile. Atë do ta paraqesë Stresi për prishjen e etikës dhe privatësisë. Ai ka ankimuar vendimin e gjykatës dhe anashkalimin e tij.

Nëna: Prapë herën e dytë i jep arrest me burg, pa prova. Janë dhe  procedurat e Kodit Penal. Tre orë mund të ishte stresi, para tij mund të ishte dikush tjetër.

Babai: Si ka mundësi që Stresi me një grup kriminal, është e çuditshme pse nuk vijnë në shtëpi.

Ju keni ardhur me shumë kënaqësi, por unë duan të bëjë pyetjet. Në këngët e stresit, reklamohen shumë armët? 

Babai: Ta them, kjo është një formë mode, REP-i këndohet kudo me polici, me armë me banka.

Nëna: Asnjëherë në ndalimet e stresit nuk ka patur probleme, therje, plagosje.

Babai: Unë i kam dhënë një porosi. ‘Kurrë më policinë’, sepse janë njerëzit me të vuajtur. Me policinë nuk kam patur probleme, por me shtetin po.

Në një nga statuset tuaja ka qenë: ‘mos u dorëzo, ju keni thënë ne kemi duart ata kanë hekurat’…
Babai: Kështu ka qenë gjithmonë. Unë shkoj i vetëm kudo, sepse kam shumë miq në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ju thoni se është një hakmarrje politike, çfarë është realisht kjo?
Babai:
Unë e padita Ballën, sepse më quajti ‘bandë e Berishës’. Unë nuk e di që ndonjëherë Berisha të ketë patur bandë. Unë iu përgjigja me një përgjigje. Kjo u bë dhe u organizua nga Balla.

Çfarë deklaruat në prokurori?
Babai: S’më ka zënë rasti ta përmend emrin e Ballës. Në asnjë vend s’ia kam zënë emrin. E padita për shpifje dhe  për prishje imazhi. Të më gjej kur unë kam qenë pjesë e bandës, kur kam plagosur dhe vrarë .Berisha ia ka dhënë përgjigjen Ballës. Kur arrin një ligjvënës të përballët me qytetarët ka marrë fund. Të ishte i biri i diktatorit, kushdo që mund të jetë, dhe kushdo që mund të më thoshte bujrëm dhe rri këtu. Janë gjëra që i kam thënë në prokurori. Kurrë s’kanë patur shans të takojnë. Ata të tjera janë fare të parëndësishme. Çfarë kam deklaruar në prokurori nuk është kuriozitet për asnjë. Emri i Ballës është përmendur vetëm njëherë. Flori s’ua dha dorën, ata kanë dashur të takojnë njerëz të PD, por si kanë takuar.

Çfarë komunikimi keni pasur më të?
Babai: 
Nëse kjo nuk është e vërtetë i thashë ‘keni bërë gabim’. Mu kanë betu në kokën e fëmijës se ‘kjo është e vërtetë’.

Sa keni ndenjur bashkë?
Babai:
S’është punë orë, ata rrinin aty. Mua mund të më shohësh në fotografi me cilindo. Një njeri i afërt e PS kur ka marrë vesh arrestimin, më tha: “turp. Ai del nepër ekranet. Ta linin të paktën pas dy ose tre ditësh se doli shumë keq”.

Sa jeni të lidhur me PD?
Babai:  
Kur vjen puna për kundërshtime, unë kundërshtoj. Unë i thashë ‘do të jem i pari që do ta shkul traun tek Rruga e Kombit’. Sepse janë disa të rinj që sot janë në burg.

Marrëdhëniet me Berishën?
Babai: 
Janë normale.

Çfarë iu shqetëson më shumë?
Babai: E di se djali është i pafajshëm. Fëmijët janë të pafajshëm,  por iu ardhtë nga Zoti dhe nga askush tjetër

Nëna: Për mua si nënë ishte një dëm shumë i madh. Ta shohësh fëmijët të ta kapin kështu, nuk ia uroj akujt. Nuk kishte ndodhur një krim, por një aludim për një armë. Ishin lajme bombastike, ishte e tmerrshme. Si do të marrin ata në botë këtë arrestim të bujshëm. Unë kam patur telefonata nga jashtë. Çfarë ka bërë Stresi, kë ka vrarë? Pse prokuroria nuk e arrestoi Stresin para 3 muajsh?! Stresi s’ka patur frikë nga përgjimet, sepse ka patur koncerte gjatë gjithë verës. Atë ditë kanë kontrolluar ambientet, dhe nuk i kanë gjetur asgjë të paligjshme. Ai kishte një koncert në Gjirokastër.

Babai: Djalit i them se ‘duhet të flejë i qetë’, sepse asgjë nuk është provuar.
(ed.me/n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb