Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi është komentuar mjaft në rrjetet sociale.

Stresi u arrestua dje në hotel në Linzë, ndërsa iu gjetën një armë zjarri, një sasi e vogël kokaine si dhe 12 fishekë.

Në lidhje me arrestimin e këngëtarit ka reaguar me ironi edhe moderatori Edi Oga, i cili i kujton që të hidhet sërish nga ballkoni i rajonit të policisë se derën e ka hapur.

Statusi i plote:

Policia dhe drejtësia u këputën duke punuar:

2012. Arrestojnë Stresin!
2012. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2015. Arrestojnë Stresin!
2015. Lirojnë Stresin!
……………………………..
2018. Arrestojnë Stresin!
2018. Lirojnë Stresin!
……………………………..

Hidhu përsëri nga ballkoni i rajonit, o Stres!
Është kat i parë dhe derën e ke të hapur!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: