Pas arrestimit të Nuredin Dumanit, person i përfshirë në disa ngjarje kriminale, ka folur avokati i tij Armand Traga. Ky i fundit tha për mediat se akuzat e sotme ndaj klientit të tij ishin për ngjarjet e Durrësit dhe Elbasanit.

Dumani dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

“Akuzat për sot janë dhënë për dy ngjarjet e Durrësit dhe atë të Elbasanit. Kërkuam materialin hetimor, por nuk na e dhanë. Nesër në orën 10:00 do të jepet masa tjerë e sigurisë. Dumani ka zgjedhur që të mos flasë, pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha avokati. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën për ‘vrasje’, mbetur në tentativë”, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat.

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Nuredin Dumanin, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Papër, ku ai u plagos. Prokuroria ka ngritur akuzë për “vrasje”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se Dumani po shkonte të kryente një atentat. Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit, në Fier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: