Në emisionin “Real Story” në “News 24”, të ftuarit folën për raportin e Reportëve pa Kufij, sipas të cilëve, liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar, duke rënë me dy vende.

Sekretari Për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat Alfred Peza, duke folur ndër të tjera për vajzën e arrestuar në Durrës për përhapje të panikut, në rastin e tërmetit, deklaroi se ajo tmerroi njerëzit me statusin që kishte bërë, duke i nxjerrë në rrugë, pra ishte thyerje ligji.

Ai dha edhe një mendim për komunikimin e kryeministrit Rama me qytetarët shqiptarë.

Alfred Peza: Sa i takon arrestimit të një vajze në Durrës për përhapje paniku, ishte një komunikim që me lajmin që bëri, nxorri njerëz në shesh dhe tmerroi persona të shumtë. E dyta, sa i takon komunikimit të herëpashershëm të kryeministrit, ndodh, sepse situata është e pazakontë.

Doja të thosha se komunikimi tani është horizontal, për shkak të penetrimit të internetit. Të gjithë udhëheqësit modernë, gjithmonë e më tepër e kanë fokusin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe roli i gazetarit ka ardhur duke u rideminsionuar. Kjo mund të bëjë nervozë disa gazetarë, pork jo mënyrë komunimi tani kështu ndodh. Kryeministri Rama shfrytëzon komunikimin live me qytetarët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb