Në studion e emisionit “Open”News24, po diskutohet në lidhje me arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në lidhje me akuzën për “Shpërdorim detyre”.

I ftuar në studio, avokati i ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj tha se referuar ligjit, Dako rrezikon deri në 7 vite burg, sakaq tha se vendimi i masës ‘arrest me burg’ nuk ishte e gjetura, por i mbetet gjykatës.

“Ende edhe për ta është e paqartë se për cilat dyshime është ndaluar për një masë sigurie kundër gjykatës së shkallës së parë. Kjo masë nuk është vetëm për shpërdorim të detyrës. Për shpërdorim detyre, mund të fusësh këdo funksionar publik. Së pari ka qenë kryetar bashkie, lidhet me funksionin e ushtruar ndër vite. Në rastin e Tahirit ishte gjykatë pas gjykate. Dako rrezikon deri në 7 vite burg. Për shpërdorim detyre, nuk mendoj se masa e sigurimit të burgimit është e gjetura, e duhura. Gjithsesi i mbetet gjykatës”, u shpreh Hazizaj.

Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb