Deputeti Enkelejd Alibeaj nga Djathtas 1912 komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Alibeaj u shpreh se beson se SPAK ‘strehohet’ vetëm nën ligjin. Ai shtoi se SPAK nuk ka asnjë ndikim politik. Ai deklaroi se nuk e beson idenë ballkanike, sipas së cilës SPAK ka ndikim politik.

Enkelejd Alibeaj:  Arrestimin e Veliajt ia dedikoj prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK. SPAK nuk do t’ia dijë fare për zhvillimet në Amerikë, që janë tepër larg. Mendësinë ballkanike për të politizuar edhe SPAK, e refuzoj.

Militantët e pushtetit bënë atë që bënë edhe militantët e PD, kur u kapën politikanë të opozitës. Gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK po zbatojnë ligjin. SPAK po strehohet nën ligjin, nuk ka ndikim politik. Kjo që ka ndodhur është fryt i pavarësisë të sistemit të drejtësisë. Politika po del gjykatë mbi gjykatë. Kur del dhe sulmon drejtësinë, është shenjë alarmi. Alarmuese, që Rama ka vënë në shënjestër SPAK.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb