Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë më dije se një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: