Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është arrestuar në Romë. Lajmi ka gjetur konfirmime edhe nga autoritetet shqiptare, të cilat thonë se arrestimi i ish-kryeprokurorit është kryer më datë 10 dhjetor.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se persona të afërt me Llallën kanë konfirmuar se ai është arrestuar, por pretendojnë se pas marrjes në pyetje ai është liruar sërish, pretendime këto sipas gazetares që nuk janë të konfirmuara zyrtarisht.

Tashmë, është bërë dhe një kërkesë për ekstradimin në Shqipëri për Llallën, por procedurat mund të ngadalësohen nëse ish-kryeprokurori kërkon azil politik ose konfirmohet gjendja e tij e rënduar shëndetësore. Kujtojmë se SPAK e ka dënuar Adriatik Llallën me 2 vite burgim për fshehje të pasurisë. Ai nuk ka marrë pjesë në seancat e fundit, me arsyetimin se ka një sëmundje të rëndë, ndërsa shpallja në kërkim e tij është bërë më datë 8 tetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: