TIRANE

Disa orë pas shoqërimit nga policia në protestën e banorëve të Unazës së re, ish-deputetit të partisë demokratike Klevis Balliu iu komunikua masa e arrestit, i akuzuar për 3 vepra penale. Klevis Balliu do të dalë të enjten në gjykatë për masën e sigurisë me akuzat për “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të cilat Balliu nuk i ka pranuar.

Përvec arrestimit të paprecedentë të një zyrtari të lartë të opozitës, policia është edhe nën një akuzë tjetër nga ish-deputeti. Klevis Balliu akuzon efektivet për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij. Menjëherë pasi ka mbërritur në komisariatin nr.6, ish deputeti ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës. Pas kqyrjes së trupit, ekspertët mjeko ligjore përpiluan një raport i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet paraqitet gjykatës.

Klevis Balliu u arrestua një ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu komunikua arrestimi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb