DURRËS

Dy persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46- vjeçar në Durrës u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar për dhunë në familje.

Nga ana tjetër, një 31- vjeçar u kap nga Policia pasi drejtonte BMW-në pa leje drejtimi, dhe si përfundim ra në pranga.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, arrestuan shtetasin:

 

  1. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

  1. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pa leje drejtimi.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb