TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga seksioni për narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi u kapën me kokainë e kanabis.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se mes të arrestuarve janë dy shtetas kosovarë. Ndërkaq në pranga ka rënë dhe një prej personave që njihet në zonën e ish-bllokut si një prej shpërndarësve kryesorë të kokainës për konsum të brendshëm.

Më konkretisht janë arrestuar shtetasit: Drilon A., 23 vjeç (posedonte kokainë) dhe Lorik A., 25 vjeç (posedonte canabis sativa) nga Kosova si dhe Mariglen Aga 33 vjeç, nga Tirana, të cilit përveç kokainës iu gjet edhe një pushkë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: