Policia e Tiranës ka arrestuar katë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. M., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. T., 24 vjeçe, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;

G. K., 45 vjeç dhe D. Ç., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: