Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, 1 prej tyre e shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u ndalua me iniciativë shtetasi R. S., 28 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motoçikletat pa lejet përkatëse;

• B. D., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l;

•Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: