Guvernatori i qarkut Sarab në provincën Azerbaijan Lindor, në veriperëndim të Iranit, tha të enjten se disa anëtarë të një grupi terrorist u arrestuan në vend.

Hassan Yahyavi tha në një konferencë për shtyp se forcat e inteligjencës të Qarkut Sarab kanë arrestuar disa persona të lidhur me një grup terrorist  që janë bashkuar me organizatat spiunuese të vendeve armiqësore.

Zyrtari nuk ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen.

Qarku Sarab ndodhet 150 km në veri të Tabrizit në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në veri-perëndim të Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb