Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Imësht në Lushnje. Një 75-vjeçar me inicialet R.B.,  është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se disa persona në Fier janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. H., 57 vjeç, banues në Mallakastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.

-B. C., 44 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi K. Ç., 39 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin I. Ç, 49 vjeç, banues në Fier.

Po nga këto struktura u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në Fier.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u proceduan penalisht shtetasit A. H., 29 vjeç dhe M. B., 23 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit dyshohet se kanë goditur me grushta shtetasin E. M., 26 vjeç.

Në rrugën e fshatit Kalenjë, Mallakastër, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin A. L., 54 vjeç. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

U referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë pasi në fshatin Imësht, Lushnjë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij shtetasi R. B., 75 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: