MOSKË

Policia ruse ka ndaluar një numër të konsiderueshëm personash, që janë pjesëtarë të sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Prokuroria e Shtetit në Rusi tha se të arrestuarit akuzohen se kanë shpërndarë në mënyrë të vazhdueshme propagandë ekstremiste, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri

Nga policia ruse kanë deklaruar se më herët, Dëshmitarët e Jehovait ishin shpallur një organizatë ekstremiste dhe ua kishin ndaluar propagandën dhe vazhdimin e aktivitetit, anëtarëve të grupimit.

Gjykata e Lartë në Rusi, më herët kishte deklaruar “Dëshmitarët e Jehovait” si organizatë ekstremiste. që nga ajo kohë, autoritetet kanë arrestuar disa persona, duke i akuzuar për ekstremizëm.

Gjithsesi, nuk është thënë saktësisht sesa njerëz janë ndaluar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb