SARANDË- Dy javë pas grabitjes në një kazino në qytetin e Sarandës, Policia e këtij rrethi ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Sipas burimeve zyrtare janë vënë në pranga me akuzën për “Vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim” shtetasi Fatjon Xhelili, 26 vjeç dhe Ergis Iljazi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu për këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe 30-vjeçari me inicialet N.R., po nga Sarandë.

Të tre këta persona sipas policisë, më datë 02.11.2015, rreth orës 01:30, dyshohet se janë futur të maskuar në një kazino në lagjen nr.1,  rruga “Skënderbeu”, dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë bërë të mundur vjedhjen e xhiros ditore, një shumë totale prej 7 milion lekësh. Kjo kazino është grabitur edhe dy herë të tjera në vitet e kaluara dhe në të njëjtën datë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb