MALI-Ministria e sigurisë në Mali ka thënë se ka arrestuar dy persona të dyshuar gjatë sulmit në një hotel luksoz në kryeqytetin Bamako, ku u vranë 20 njerëz, duke përfshirë edhe shumë të huaj, javën e kaluar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar”, tha Amadou Sangho, zëdhënës i ministris së sigurisë.

Persona të armatosur kishin sulmuar një hotel, të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Malit, Bamako. Dy njerëz kishin marrë peng 140 mysafirë dhe 30 të punësuar.

Luftëtarë islamikë, të lidhur me Al-Kaidën, kanë okupuar zonën veriore të Malit që nga viti 2012, para se të dëboheshin nga operacionet e vazhdueshme të udhëhequra nga ushtria franceze, që nga janari i viti 2013.

Megjithatë, grupet islamike kanë vazhduar me sulme në vend.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: