FIER- Dy punonjës të degës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë arrestuar nga policia e Fierit. Zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Këtij qarku njofton se është finalizuar me sukses operacioni policor “KONTRATA” dhe janë ndaluar shefi i degës teknike të OSHEE Patos dhe elektricisti për “Shpërdorim detyre”.

Konkretisht janë ndaluar  Astrit Hysenaj, 51 vjeç, me detyrë Shef i Degës Teknike të OSHE Patos dhe Tajar Zhupani, 62 vjeç, me detyrë elektricist në OSHE Roskovec.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë lidhur një kontratë të re të energjisë elektrike me shtetasin Y.C., në Roskovec, me qëllim shmangien e detyrimit prej 1.4 milion lekësh që ky i fundit i kishte OSHE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb