Policia në Francë arrestoi dy persona, pasi një bombë e dyshuar shpërtheu javën e kaluar në qytetin Lion, duke plagosur 13 vetë. Pajisja shpërtheu jashtë një furre të bukës, të premten pasdite. Një nga të arrestuarit, 24 vjeç, është bombarduesi i dyshuar, thanë prokurorët.

Detaje për tjetrin nuk u dhanë. Hetimet po udhëhiqen nga prokurorët anti-terrorizëm, në koordinim me policinë e Lionit dhe shërbimin e brendshëm francez të sigurisë. Mediat franceze thonë se njëri nga të dyshuarit është student i teknologjisë informative, me shtetësi algjeriane. I dyshuari i dytë, sipas shtypit lokal, është një i mitur, që ndjek shkollën në Lion.

Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, e konfirmoi një arrestim përmes një postimi në Twitter, duke thënë se veprimi i përbashkët i disa agjencive ishte “vendimtar”. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup. Sulmet e xhihadistëve me bomba kanë vrarë më shumë se 250 njerëz në Francë që nga viti 2015.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb