ZVICËR- Një dallgë e re arrestimesh ka përfshirë qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv  të FIFA-s.
Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  janë prangosur 10-të zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës.

Disa prej të arrestuarve, sqaron Policia, janë prangosur në të njëjtin hotel ku u realizuan arrestimet e mëparshme (mbi 20-të të arrestuar) gjatë muajit maj, kur FIFA pësoi tronditjen e parë në kuadër të skandalit korruptiv, që nxorrën në dritë hetuesit amerikane.
Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia zviceriane janë pjesë e futbollit Amerikano Latin, dhe Amerikës Qendrore, teksa sqarohet se nuk është pjesë e të arrestuarve Sepp Blatter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: