Policia britanike i ka arrestuar tre vetë në Uelsin jugor lidhur me sulmin me bombë në trenin përplotë me udhëtarë në pjesën perëndimore të Londrës. Aktualisht, gjithsej 5 vetë tash po merren në pytje nga detektivët për këtë sulm, nga i cili ishin plagosur 30 vetë, raporton agjencia Reuters.

Një person 25 vjeçar ishte arrestuar dje në mbrëmje në Njuport, ndërsa dy të tjerë, të moshës 30 de 48 vjeçare, janë paraburgosur në qytetin Uelsh, sot në orët e para të mëngjesit, ka njoftuar policia e Londrës.

“Ky vazhdon të jetë hetim që po lëvizë me të shpejtë. Një aktivitet i rëndësishsëm ka ndodhur prej sulmit të së premtes”, tha Dean Haydon, nga komanda antiterror në policinë e Londrës.

“Ne tash i kemi 5 njerëz në arrest dhe po vazhdojnë kërkimet në katër adresa. Detektivët pa ndërmarrin kërkime të gjëra për të përcaktuar fakte të plota lidhur me sulmin”, tha Haydon, raporton rel.

Militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se janë përgjegjës për këtë sulm, megjithqë zyrtarët britanikë dhe amerikanë këtë pretendim e kanë marrë me dyshim, duke thënë se nuk ka dëshmi se ndonjë grup i njohur militant e ka urdhëruar ose organizuar sulmin me bombë.

Ky ishte sulmi i pestë madhor, i cili nga autoritetet shikohet si incident teerrorist në Britani këtë vit, nga të cilat janë vrarë 36 vetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: