Autoritete pakistaneze kanë arrestuar disa të dyshuar në lidhje me shpërthimin vetëvrasës në një xhami në Peshawar, ku humbën jetën 100 njerëz dhe mbetën të plagosur 127 të tjerë.

Shefi i policisë së Peshawarit, Mohammad Aijaz Khan tha se më shumë arrestime do të kryhen pas një hetimi të madh policor në lidhje me ngjarjen.

Më tej ai shtoi se, autoritetet po hetojnë dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, se si hyri sulmuesi në xhami. Familjet që jetojnë në kompleksin afër xhamisë po merren në pyetje pasi policia nuk po përjashton faktin që autori të jetë ndihmuar nga dikush brenda vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb