Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për krijimin e kushteve per te vrare Aleksandër Lahon, ‘Rrumit’.

Të njëjtë kanë pretenduar se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut. Por kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliut ka shkuar një grup tjetër që kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se hetimi nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente.

Dy vëllezër, Rrumi dyshonte se po e spiunonin dhe e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, ndaj edhe ka organizuar pengmarrjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: