TIRANE-Në Tiranë është arrestuar një i mitur për akuzën e disa vjedhjeve. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin D. B, 16 vjeç, banues në Tiranë.

Adoleshenti akuzohet se një ditë më parë rreth orës 12:00, në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë, i ka vjedhur çantën shtetases L. R., në të cilën ka patur një shumë prej rreth 20.000 lekë të reja, një telefon celular, orë dore dhe disa sende të tjera personale. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua çanta e vjedhur, portofoli, aparati celular, karta e identitetit e shtetases L.R.

Nga veprimet hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar dhe rezulton se është autor i ngjarjeve të ndodhur me 8 gusht 2016, ku në orën 16:00, në rrugën “Skenderbej”, në banesën e shtetases L.M., ka hyrë në banesën e saj dhe ka vjedhur telefonin tip “I-phone”; më datë 9 gusht 2016, ora 18:00, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A.B, ku kanë marrë 50.000 lekë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: