Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjecar, pasi dyshohet se ka mbajtur peng një 34-vjecar, për motive pronësie.

I riu 29 vjec ka mbajtur peng shtetasin D.Xh banues në Lezhë. Për këtë arsye, ai u arrestua për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet,  pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb