Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi një ditë më parë dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur shtetasin A. F.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i riu Edmond Abazi po përballet me drejtësinë.

“BalkanWeb” mëson se 32-vjeçari është me precedentë të shumëfishtë dhe me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë i dënuar për vjedhje, plagosje, armëmbajtje, shkelje të rregullave të qarkullimit, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb