TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi kanosi me thikë pasagjerët e linjës së autobusit Laprakë-Qendër. Sipas burimeve zyrtare është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi Dritan Beça, i cili me thikë në dorë kanoste me jetë pasagjerët dhe godiste me mjete të forta autobusin.
Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme pas kallëzimit penal nga shtetasi me iniciale A.C, 50 vjeç, i cili ishte kanosur vetë dhe ka dëshmuar më pas edhe në polici. Materialet në ngarkim të tij i janë referuar organit të akuzës.
(m.k/BalkanWeb)