SARANDË- Një tjetër rast pedofilie është shënuar në vend. Blutë e Komisariatit të Sarandës kanë prangosur një 37-vjeçar banues në Ksamil pasi akuzohet për veprime të turpshme me një mitur.

Sipas të dhënave paraprake, është arrestuar shtetasi Odhisea Kaçi. Mësohet se 37-vjeçari, dhjetë ditë më parë ka arritur ta gënjejë 8-vjeçarin me iniciale A.G., me qëllim për t’a afruar pranë vetes dhe pastaj ka tentuar të kryeje vepra të turpshme me të, por pa arritur në marrëdhënie intime.

Këtë të fundit e vërteton mjeku ligjor pas ekzaminimit të kryer që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: