KAVAJË

Arrestohet një person i dyshuar për pedofili në Kavajë. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç.

Dyshohet se 39-vjeçari ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç. Kanë qenë familjarët e minorenit që kanë denoncuar në polici, teksa kanë nisur hetimet për rastin e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: