Nuk ka mjaftuar largimi nga vendi i qëndrimit në kushtet e arrestit të shtëpisë, por edhe ka përndjekur një të re. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare.

Ka qenë e reja që ka denoncuar ngjarjen, teksa në dëshminë e saj thuhet se i ka krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb