TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi akuzohet për disa vepra penale, ndër to dhe dhunimin e partneres së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. A., 44 vjeç. Arrestimi i tij u bë për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në menyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë me thyerje, lokalin në pronësi të shtetasit A. M.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: