Policia e Krujës ka arrestuar një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim” pasi është kapur duke transportuar emigrantë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtari”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb