Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçari pasi ka plagosur me thikë vëllain. Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, 48-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: